Bekim Zogaj do jetë asistent i gjyqtarit për ndeshjen mes Salzburgut dhe Chelseat në Ligën e Kampionëve

UEFA ka konfirmuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë për ndeshjen e dytë që zhvillohet mes RB Salzburgut dhe Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Përballja që zhvillohet në kuadër të Grupit E, do të luhet nesër (e martë) në stadiumin “Stadion Salzburg” nga ora 18:45.

Gjyqtari kryesor është zvicerani Sanro Scharer, ndërsa asistent të tij do të jenë shqiptari Bekim Zogaj që ka pasaportë zvicerane dhe Stephane de Almieda.

Gjyqtari i katërt do të jetë Alessandro Dudiz, gjersa në dhomën e VAR-it gjenden Fedayi San dhe Juan Martinez Munuera.

Chelsea është lider i Grupit E me shtatë pikë, Salburgu me gjashtë, Milani me katër, po aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi në vendin e fundit. /Telegrafi/