Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, me numër 109, ka publikuar një mesazh reflektues dhe motivues, ku thekson rëndësinë e vendlindjes si burim force, frymëzimi dhe përgjegjësie për angazhimin publik.

Në postimin e tij, Haxhiu shprehet se vendlindja nuk është vetëm një pikënisje gjeografike, por vendi ku formohen vlerat themelore si respekti, dija, dashuria për atdheun, trimëria, bujaria, nderi dhe humanizmi. Sipas tij, këto vlera e kanë udhëhequr në çdo etapë të jetës – nga shkollimi dhe studimet, deri te shërbimi për vendin dhe përfaqësimi qytetar në Parlament.

Ai nënvizon se, ashtu si paraardhësit që kanë qenë frymëzim për brezat e sotëm, edhe gjenerata aktuale ka obligim moral të jetë shembull për të rinjtë, në mënyrë që e ardhmja e tyre të shihet dhe të ndërtohet në Kosovë.

Në fund të mesazhit, Haxhiu falënderon Terrnavcin, vendlindjen e tij, për besimin dhe mbështetjen, duke riafirmuar mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK 130), kandidatin për kryeministër Bedri Hamza (1), si dhe kandidaturën e tij për deputet me numër 109.