Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, sonte ka prezantuar programin e partisë në tri fshatra të Skenderajt.
Bekim Haxhiu në këtë zgjedhje garon me numrin e përhershëm, 109.
Postimi i plotë:
Sonte ishim në Terrnovë, Rezallë e re dhe Aqarevë të Skenderajt për të prezantuar programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Pritja ishte fantastike, mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm dhe së bashku u zotuam se nuk do të ndalemi deri në fitoren e PDK-së më 9 shkurt.







