Deklarata e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, ku e ka quajtur “xhenaze vertikale politike”, kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë që sot zyrtarët më të lartë të Lidhjës Demokratike të Kosovës të reagojnë ashpër ndaj kësaj deklarate. LDK ka lëshuar edhe kumtesë për media.
“Problemi nuk qëndron se në Kosovë kemi individ me mendësi të prodhuesve të kufomave, por është trishtuese që një i tillë është i propozuar nga AAK dhe ka marrë mandatin e përfaqësuesit të popullit në Kuvendin e Kosovës”, thuhej në kumtesë.
Këtë deklaratë LDK-ja i kanë cilësuar si kërcënime ndaj Isa Mustafës, ndër të tjera ata kanë theksuar se LDK-ja dhe Kosova kanë përjetuar mjaftueshëm kufoma për arsye politike.
Por për këtë gjë deputeti Berisha nuk ndjen keqardhje dhe se nuk e sheh të arsyshme të kërkojë falje.
Bekë Berisha në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se nuk dëshiron të komentoj një gjë të tillë më dhe se le LDK-ja le të vazhdoj të vajtoj sa të dojë.
“Unë nuk kam çka me komentu për këtë gjë më shumë, LDK-ja le të vazhdon të vajtojë sa të dojë”, ka thënë shkurt Berisha. /Ballkani.info/







