Bekë Berisha deputetëve të VV’së: Shkoni në Podujevë bëni fushatë, jo këtu në Kuvend me na e prish

Deputeti i AAK’së Bekë Berisha, tha interpelanca e sotme u keqpërdor për zgjedhjet në Podujevë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha tha se kjo seancë fillojë ose fillojë me u keqpërdorë për zgjedhjet në Podujevë dhe ai kërkoi nga deputetët e VV’së që të shkojnë të bëjnë fushatë në atë komunë dhe jo nga foltorja e Kuvendit.

“Më vjen keq që kjo seancë fillojë ose fillojë me u keqpërdorë për zgjedhjet në Podujevë, që ju mund të shkoni në Podujevë atje, e jo prej këtu me na e prish, sepse njëmend kemi pas çka me e pyet për çështje të sigurisë, sepse ka shumë defekte dhe shumë pikëpyetje”, tha Berisha

Berisha tha se kjo seancë duhet të ndërpritet dhe pyetjet të bëhen në kohën kur ministri është në seancë.