Visar Bekaj është shprehur shumë i lumtur që ka fituar rastin në ndeshje zyrtare me Kosovën.

“Jam në shok për momentin, ndjenjë e papërshkrueshme. Nuk kam mundur të besoj. Më erdh rasti në një ndeshje shumë të fortë. E falenderoj Zotin, do të jetë motiv për të ardhmen. Kemi hyrë në fushë të mos pranojmë gol, të shkojmë deri në minutat e fundit dhe të provojmë. Fatkeqësisht pësuam gol. Jemi të kënaqur me pikën. Kishim kundërshtar të fortë. E kemi merituar pikën. Lojtarët kosovarë kanë shumë cilësi. Por problemi është infrastruktura”, ka thënë Bekaj.

Kosova e Zvicra barazuan 1:1 të shtunën në Bazel.

Zvicra është kualifikuar për në “Euro 2024” bashkë me Rumaninë.

@ballkani.info Luanët e Kosovës luftuan fort dhe ia morën Zvicrës një pikë në Bazel 🇽🇰👊 #kosova🇽🇰 #kosovo #dardanet #shqip #shqiperia #prishtina #suiss ♬ original sound – Ballkani.info