Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, me numër 75 në listën zgjedhore, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me proceset e Gjykatës Speciale dhe qëndrimin e familjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Behrami ka theksuar se gjatë pesë viteve të fundit, familja e Presidentit Thaçi i është përballur të gjitha padrejtësive të kësaj gjykate me dinjitet të lartë, duke e cilësuar këtë qëndresë si shembull force morale dhe njerëzore.
“Me qenë bashkëpunëtor i Presidentit Thaçi dhe mik i familjes së tij është nderi im më i madh jetësor,” ka shkruar Behrami, duke nënvizuar lidhjen e tij personale dhe politike me ish-Presidentin.
Në fund të postimit, Behrami ka shprehur mbështetjen e tij të qartë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për kandidatët kryesorë të saj në këto zgjedhje, duke përdorur edhe thirrjen elektorale:
#PDK130, #BedriHamza1, #ArtanBehrami75.







