Valon Behrami është larguar përfundimisht nga Udinese. Futbollisti kosovar është rikthyer në futbollin zviceran pas një kohe të gjatë, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me Sionin.

Ish përfaqësuesi zviceran ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, ndërsa pas përfundimit të kontratës i është ofruar një pozitë në stafin menaxherial të klubit zviceran.

34 vjeçari ka përvojë të madhe ndërkombëtare ndërsa ka zhvilluar 80 ndeshje me ekipin kombëtar të Zvicrës.