Behrami i reagon Jeta Xharrës që krahasoi SHBA-në me Rusinë në raport me Kosovën

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami ka reaguar ndaj një postimi të Jeta Xharrës, ku krahason Amerikën me Rusinë në raport me Kosovën.

Behrami ka thënë se është për të ardhur keq sa poshtë ka rënë Xharra për interesa të Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se “krahasimi i aleatit më të madh të Kosovës, me kundërshtarin më të madh të pavarësisë, madje duke e cituar një komunikatë të Ministrisë së Jashtme ruse që e quan Kosovën kuazi shtet, është pika e re më e ulët për ty”.

Behrami ka shkruar se kur fokusi i politikës së jashtme zhvendoset tek ajo se cfare thotë Rusia e Serbia dhe merret si njësi matëse cdo gjë ka marrë fund.

“Duhet të shikojmë kah miqtë e partnerët tanë, e jo kah kundërshtarët. Sa për Rusinë e Serbinë ne kurrë s’do të ishim të pavarur. Jemi shtet për shkak të Amerikës”, ka shkruar Behrami në reagimin në Twitter.