Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas dështimi të dytë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Behrami përmes një postimi në ‘Facebook’ ka akuzuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari për mohim të së drejtës për t’u betuar si deputet.

“Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i këshilluar nga VV-ja, sot ma ka mohuar mua dhe deputetëve të tjerë të Kuvendit që të betohemi”, tha mes tjerash Behrami.

Postimi i plotë:

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i këshilluar nga VV-ja, sot ma ka mohuar mua dhe deputetëve të tjerë të Kuvendit që të betohemi!

Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës, sepse shkel të drejtën tonë për t’u betuar!

Është shkelje e detyrimit të tij kushtetues, ashtu siç thekson Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin nr. KO119/14

Kuvendi i Kosovës sot është okupuar nga VV-ja, duke marrë peng rregulloret, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.