Adil Behramaj, këshillari i Presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas përgjigjes që Komisioni i Venecias i ka kthyer Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Behramaj ka thënë se Kurti pas kësaj po i ngatërron edhe hapat në shkallët juridike.

“Edhe i shkarkuar nga Kuvendi. Edhe i shkallmuar nga të gjithë partnerët e tij. Edhe po i ngatërron hapat në shkallët juridike”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Edhe i shkarkuar nga Kuvendi. Edhe i shkallmuar nga të gjithë partnerët e tij. Edhe po i ngatërron hapat në shkallët juridike. Komisioni i Venecias menjëherë i paska kthyer përgjigje Kurtit. I paskan thënë që ta respektojë rendin kushtetues të Kosovës dhe të mos iu dërgojë kërkesa pa i shqyrtuar ato institucionet e Kosovës.

Iu tregova para disa ditësh që Komisioni i Venecias do të qeshin me amatorizmin e Kryeministrit të Kosovës:

Komisionin e Venecias e kishte strategji për ta përgatitur terrenin që të mos e pranonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e paragjykuar atë vendim qysh në ditën e parë kur e kishin deponuar kërkesën.

Ky është Albin Kurti, i mbërthyer nga paranoja e tij!