Behramaj ironizon me VV’në: Mirë është me ju thënë papagallëve të vet që ta rrisin edhe pak përqindjen

Adil Behramaj, këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje pasi këta të fundit po pretendojnë se kanë pasur rritje të madhe të përkrahjes..

Behramaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka pyetur VV’në se a është rritur edhe sot ndonjë përqind.

Sipas tij, VV pretendoi se ka pasur rritje për ta frikësuar LDK’në që të mos e rrëzonte Qeverinë Kurti.

Postimi i plotë:

Athua a është rritur more Vetëvendosje edhe sot ndonjë përqind? Qysh e patën rritur veten në 51% përqind sa ishin në Qeveri, për ta frikësuar LDK-në që të mos i rrëzonte, qashtu kanë mbetur. Mirë është me ju thënë papagallëve të vet, që në sondazhe dhe nëpër studio televizive ta rrisin edhe pak, se prej 25 marsit nuk është në rregull të vendnumërojnë me përqindje.