Behgjet Pacolli: Kosovës do t’i mungojë fakti që s’kam qenë kryeministër

Behgjet Pacolli derisa ishte duke folur për kohën kur kishte negociuar me Ramush Haradinajn dhe i kishte marrë 4 ministri me vetëm 3 deputetë, tha se Kosovës do t’i mungoj fakti që ai asnjëherë nuk ka qenë kryeministër.

“Unë asnjëherë nuk e kam pas mundësinë me udhëheq me Qeverinë dhe kjo do t’i mungoj Kosovës”, tha Pacolli në “Kallxo Përnime”.

“Po të kishte qenë Behgjet Pacolli kryeministër i Kosovës, sot GDP e kosovarëve do të ishte 8 mijë dollarë për kokë banori”, tha Pacolli.

Momentalisht, sipas të dhënave zyrtare, GDP momentalisht është 6 mijë e 961 euro për kokë banori.