Bëhet virale videoja e një ukrainasi i cili rruan fytyrën derisa pranë tij qëndron e varur raketa që i kishte rënë në shtëpi

Pamjet interesante të një burri ukrainas duke u rruar si normalisht derisa një raketë ruse qëndron në kuzhinën e tij janë bërë virale në internet.

Pamjet tronditëse tregojnë se si edhe në kohë të zymta lufte jeta vazhdon, edhe kur një pjesë e pajisjeve ushtarake varet nga tavani, transmeton Telegrafi.

Në video, burri ukrainas tregoi vrimën në tavanin e kuzhinës së tij ku raketa hyri në shtëpinë e tij.

“Një pjesë e një rakete orke ruse fluturoi në shtëpinë e një ukrainasi”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Burri i pa identifikuar mund të shihet duke u rruar në lavaman derisa raketa e madhe më e gjatë se ai duket e varura nga tavani.

Përdoruesit në komente nuk mund ta besonin se sa i qetë dhe ishte njeriu, duke qenë se kishte një copë raketë në shtëpinë e tij.

“Shoku, unë nuk do të hyja në dhomën time nëse do të gjendej një merimangë e ky njeri po rruhet me një raketë në shtëpi”, shkroi një përdorues.

Personi që postoi videon u përgjigj duke shpjeguar se kjo “është faza e sipërme e një rakete, ajo nuk shpërthen, thjesht bie nga qielli kudo”.