Bëhet virale një video e Princit William dhe Kate Middleton, të cilët shfaqen duke u argëtuar në një klub nate para se të martoheshin

Një video e Princit William dhe Kate Middleton është bërë virale kohëve të fundit me paraqitjen e tyre në një klub nate.

Incizimi i shkurtër i realizuar në kohën kur akoma nuk ishin të martuar ka grumbulluar tani katër milionë klikime në TikTok.

Çifti në këtë periudhë janë të martuar dhe kanë tre fëmijë, por kjo ka ndodhur kur nuk ishin si anëtarë të familjes mbretërore.

Videoja përmbledhëse e çiftit e realizuar në Londër është shpërndarë dhe parë mjaft herë dhe komentet në video janë në fakt të mira.

“Si është kaq fotogjenike! Këto janë fotot më të përafërta të saj në ekzistencë dhe ajo ende duket si një perëndeshë që rrokulliset”, ka shkruar një fans, ndërsa një tjetër ka shtuar: “Kate nuk plaket fare”.

“Më duken në një ditë normale kur miqtë e mi bëjnë foto…pa alkool”, tha një ndjekës “Mendova se nuk janë argëtuar kurrë”.

Ata të dy u takuan dhe filluan të takoheshin në vitin 2002 në Universitetin St. Andrews, më pas u ndanë dhe u bashkuan përsëri në vitin 2007.

Pas kësaj, William i propozoi Kate në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2011.

@danideeeee1 party hard 😅 like normal young people 😊 #katemiddleton #princewilliam #duchessofcambridge #dukeofcambridge #royalfamily #fyp #royal #party ♬ Hard Times – Paramore