Bëhet e ditur oferta e Leicester City drejt Fenerbahces për Vedat Muriqin

Leicester City që aktualisht është në pozitën e dytë në Ligën Premier, dëshiron të transferojë Vedat Muriqi si një alternative për top shënuesin e tyre Jamie Vardyn.

Sulmuesi i Fenerbahces dhe Kosovës, ka tërhequr vëmendjen me shumë gola të shënuar dhe lajmet për transferimin e tij vazhdojnë të shtohen.

Një nga pretendentët serioze për Vedat Muriqi, është edhe klubi Leicester City.

Mediat e këtij vendin shkruajnë se klubi anglez është gati të paguajë 18 miionë funte (mi 21 milionë euro), shkruan “leicestermercury.co.uk”.

Dhelprat e kanë monitoruan nga afër Vedat Muriqi dhe planifikojnë të përfundojnë zyrtarisht transferimin e tij.

Sipas tyre ai shihet një zëvendësues i duhur për Jamie Vardyn i cili tashmë ka 33 vjet.