nesër

Bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë festive të transformimit të Forcës së Sigurisë, në Forca të Armatosura (FOTO)

Janë bërë përgatitjet e fundit për ceremoninë festive me rastin e transformimit të Forcës së Sigurisë, në Forcat e Armatosura.

Ceremonia do të mbahet në hollin kryesor në objektin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë.

Në ballë të saj janë vendosur flamujt e Kosovës dhe stema e Forcave të Armatosura.

Ceremonia do të mbahet të premten me datë 14 dhjetor, me fillim prej orës 17:00.