Bëhen gati pankartat për protestën sot: “Dorëhiqu Mimozë” e “Veterani nuk është numër” janë disa nga to

Veteranët e UÇK-së, do të protestojnë sot nga ora 18:00, përpara Qeverisë së Kosovës.

Në fotografitë e postuara në rrejtet sociale shihet se pankartat tashmë janë bërë gati për këtë protestë.

Në pankarta bëhet thirrje për dorëheqje të shefes së deputetëve  të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, pas përgjimeve mes saj e ish-shefit të deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

“Kush përulë veteranin, urren Kosovën”, “Veterani nuk është numër” e “Veterani nuk është tregti votash”, janë disa nga pankartat e kësaj proteste.