Video

Begaj: Përgëzoj prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar shqiptarët kudo në botë që ta ruajnë dhe trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit kombëtar.

“Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë ‘Gjuhën Shqype’”, ka shkruar Begaj.

“Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun”, përfundon ai.