Shqipëria

Begaj mirëpret deputetët shqiptarë të Parlamentit suedez: Na bëjnë krenarë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mirëpriti sot dy shqiptarë, përfaqësues të Parlamentit suedez.

Begaj tha se ata i bëjnë shqiptarët krenarë, dhe janë shembuj dhe frymëzim për diasporën.

“Kënaqësi të mikprisja sot dy shqiptarë, si përfaqësues të Parlamentit suedez, të cilët na bëjnë krenarë, si shembuj frymëzimi për gjithë diasporën shqiptare”, shkroi Begaj në Facebook.