6 euro

Befasuese, Ronaldinho mbetet më gjashtë euro ne konto

Autoritetet kanë zbuluar se Ronaldinho ka më pak se gjashtë euro në bankë

Një gjykatës në Brazil ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së Ronaldinhos për shkak të më shumë se dy milionë euro borxhe, derisa autoritetet kanë zbuluar se ai nuk ka më shumë se gjashtë euro në bankë.

Ronaldinho dhe vëllai i tij janë dënuar për ndërtime ilegale në një zonë të mbrojtur, por prona e lënë në hipotekë nuk ka qenë e mjaftueshme për të paguar borxhin për shkak të interesit të lartë të gjeneruar për katër vite dhe një konflikti gjyqësorë.

Stili i tij i jetës, megjithatë nuk korrespondon me shifrat që janë në xhirollogarinë e tij, pasi që para disa jave ai udhëtojë në Kinë dhe Japoni për çështje te reklamave.

Së fundmi, ai ka qenë në disa vende të Europës dhe Afrikës, përderisa Nike ka lansuar një linjë të këpucëve me emrin e tij si kujtim, në të cilat, sipas gjykatës, sjellin shumë të ardhura.

Më 17 nëntor, ai po ashtu do të merr pjesë në “Game of Champions”, një miqësore që do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.