Befason Zhegrova, pas suksesit në fushën e gjelbër dje, fshin çdo foto në Instagram

Edon Zhegrova la gjurmë të dielën mbrëma për Baselin kundër Xamax, duke shkëlqyer për aq minuta sa ishte në fushë. 24 orë më pas, befasisht, ka fshirë pothuajse gjitha fotot në Instagram.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, zhvilloi një ndeshje pozitive në barazimin 1-1 të Baselit me Xamaxin, çka bëri që të shpallet më i miri i ndeshjes dhe të zë vend në 11-shen e javës në Superligën e Zvicrës.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 16-të, dhe arriti ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja duke asistuar te goli i barazimit i shënuar nga Kemal Ademi.

Por, 24 orë pas super ndeshjes dhe lëvdatave që mori, Zhegrova ka bërë një veprim interesant.

Adhuruesi i Instagram që postonte foto ditë pas dite duke bërë jetë luksoze me vetura të tipave më të ri, i ka ‘zhdukur’ fotografitë.

Ai sot befasisht ka fshirë çdo foto në llogarinë e tij Instagram.

Nuk dihet se për çfarë mund ta ketë bërë këtë veprim Edoni, por jo rrallë është kritikuar për postimet e ndryshme që bënte.

Ai ka lënë vetëm dy postime, me motrën Valzën dhe videon e golit të parë dhe të vetëm deri më tani me Baselin, ani pse në janar (2020) bëhet një vit që kur Zhegrova veshi fanellën e kampionit të Zvicrës.

loading…