Befason Mayweather, më 31 dhjetor sfidon japonezin Nasukawa në MMA

Habit Floyd Mayweather. Ish-kampioni i botës në boks në 5 kategori të ndryshme ka lajmëruar në një konferencë për shtyp se do të kthehet në ring në një duel të ligës japoneze të arteve marciale miks.

41-vjeçari, sipas programit, do të përballet më 31 dhjetor, në Saitama, me luftëtarin japonez, Tenshin Nasukawa, i cili është kampion në fuqi në peshën pupël. Detajet e këij dueli do të mësohen në ditët në vijim.

Mayweather konsiderohet një legjendë e boksit. Ai është boksieri i dytë në histori, pas Rocky Marcianos, që ka fituar 50 takime si profesionist, pa humbur qoftë një duel.

Është 41-vjeç dhe është tërhequr nga boksi 4 vite më parë. Në vitin 2017 u kthye përkohësisht për përballjen e famshme me Conor McGregor, të cilin e mposhti pa shumë probleme në raundin e 10-të me “knockout” teknik.