PDK ka njoftuar se rinia e kësaj partie kanë mbajtur një konventë për promovimin e kandidatëve të rinj që i kanë në listën zgjedhore për deputetë.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, dhe Bedri Hamza kandidat për kryeministër.

Krasniqi ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin e të rinjve të PDK-së, duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ishte kjo që është sot, pa angazhimin e madh të të rinjve.

Ndërsa, Hamza, ka thënë se rinia e PDK-së ka qenë gjithmonë forcë që shtyn kufijtë dhe sfidon status quo-në.

“Puna juaj deri tani ka qenë e jashtëzakonshme. Ju keni organizuar aktivitete që kanë inspiruar bashkëmoshatarët tuaj, keni promovuar vlerat dhe parimet e PDK-së dhe keni qëndruar të palëkundur në mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Ne ofrojmë një vizion për një Kosovë që i jep mundësi rinisë, që krijon vende pune, që forcon arsimin dhe që garanton drejtësi për të gjithë. Dhe ju, rinia e PDK-së, jeni thelbi i kësaj oferte. Ju jeni ata që do ta shpërndani mesazhin tonë, që do të frymëzoni besim dhe që do të tregoni që PDK-ja është partia e të ardhmes”, ka thënë Hamza.