Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në Kosovë do të ketë paga dhe pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët.
“Paga dhe pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët. 50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Pagat nën 400 euro nuk do të tatohen. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. Kosova mundet ma mirë! ”, ka shkruar Hamza.







