Kylian Mbappe dhe David Beckham kanë kaluar një paradite së bashku, teksa ish mesfushori i Manchester Unitedit dhe Real Madridit ka vizituar Parisin.

Beckham i dha fund karrierës së tij si futbollist te Paris Saint Germain në vitin 2013, duke iu ndihmuar parisienëve të triumfojnë në Ligue 1.

Në anën tjetër Mbappe ka fituar dy titujt e fundit të elitës së futbollit francez me dy skuadra të ndryshme, fillimisht me Monacon në edicionin 2016-2017 dhe me PSG-në në stinorin 2017-2018.

Mbappe nuk u ndal me kaq, derisa e fitoi edhe Kupën e Botës me Francën verën e kaluar, sukses të cilin Beckham e sheh me zili.

“Kënaqësi e madhe të takohem me fituesin e Kupës së Botës, lojtar i madh por mbi të gjitha njeri i madh. Gjithmonë e dashuroj të rikthehem në Paris, një prej vendeve më të mira në botë, dhe këtë mëngjes është dukur edhe më i mirë. E kam mbajtur edhe medaljen e artë të Kylianit. Fëmijët e mi mund të jenë xhelozë. Më falni djema”, shkruajti Beckham në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BsxYu-wBQxB/?utm_source=ig_embed&utm_medium=loading

“Mëngjesi me legjendën. Ishte një nder të takohemi, je një inspirim për të gjithë ne”, kështu e përshkruajti takimin Mbappe.

https://twitter.com/KMbappe/status/1086202399503593473