Veton Surroi

Bechtel-Enka ia ndërton Serbisë 9 milionë euro më lirë se Kosovës kilometrin e autostradës!!!

Bechtel-ENKA do t’ia ndërtojë Serbisë një autostradë të re, teksa shteti fqinj do ta paguajë kompaninë 9 milionë euro më pak se që e ka paguar Kosova për një kilometër të rrugës.

Kështu ka pohuar publicisti Veton Surroi, nëpërmjet një shkrimi të shkrutër, në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

Surroi ka gjetur se një kilometër autostradë me tre korsi në Serbi do të kushtojë 6.86 milionë euro, derisa në Kosovë supozohet se një kilometër me dy korsi kushtoi për më shumë se dyfishin e kësaj shume.

“Bechtel-Enka nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradës së Moravës në Serbi, prej gjashtë korsish e 110 kilometrash në vlerë 755 milionë euro. Bechtel-Enka ndërtoi në Kosovë autostradën Morin-Arllat, prej 64 kilometrash për , supozohet (sepse ende është sekret) një miliard euro”, ka shkruar Surroi.

“Kilometri i autostradës (me gjashtë korsi) në Serbi nga i njëjti konktraktues do të kushtojë 6.86 milionë euro ndërsa në Kosovë (supozohet se) kushtoi 15.6 milionë euro”, ka thënë ai.