BE: Zgjidhja e problemit të Kosovës është lënë anash

Bashkimi Evropian aktualisht i ka lënë anash përpjekjet për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nxitjen e reformave evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, BE-ja edhe më tej ka qëllim strategjik që me siguri, politikisht dhe ekonomikisht ta stabilizoj atë rajon.

Po, është e saktë se Bashkimi momentalisht është i preokupuar me çështjen e “Brexitit”, zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe formimin e institucioneve të ardhshme të BE-së, transmeton Ballkani.info.

Këtë e kanë thënë diplomatët në margjinat e takimit të shefave të diplomacisë të BE-së, në Bruksel, në Luksemburg, të cilët kanë thënë se është mirë që gjithashtu fuqitë e rëndësishme botërore të ndihmojnë në zgjidhjen e “qorrsokakut” kosovar, që kohë më parë e ka theksuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Me këtë, këta zyrtarë janë përgjigjur për agjencinë Beta se administrata amerikane, për dallim nga BE-ja, qartazi është e përfshirë në zgjidhjen e problemit kryesor në Ballkan e që është marrëdhenia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se qeveria në Uashington vlerëson se edhe për çështjen e Kosovës mund të gjendet “zgjidhje historike”, ashtu siç besohet se është arritur ndërmjet dy Koreve.

Por, siç kanë sqaruar diplomatët evropian si burime nga Luksemburgu, BE-ja assesi nuk e ka lëshuar Ballkanin Perëndimor, për çka dëshmojnë edhe hapat konkret të Berlinit në rinisjen e dialogut Beograd-Prishtinë. /Ballkani.info/