Zëdhënësi i BE-së

BE “i rekomandon” Kosovës të lejojë zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit

Për mundësinë që zgjedhjet parlamentare të Serbisë të 17 dhjetorit të mbahen edhe në Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar “marrëveshje të veçantë” midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa Serbia e ka refuzuar dhe e ka njoftuar ekuivalentin e KQZ-së së saj që zgjedhjet serbe nuk dotë mund të mbahen në territor të Kosovës për shkak se, siç e interpretuan ata, “Kurti i kushtëzoi zgjedhjet me njohje”.

Në lidhje me këto zgjedhje, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke “rekomanduar” që palët të shohin për një “modalitet” përmes të cilit do të bëhej e mundshme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Në një përgjigje për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug”, zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka thënë se moslejimi i këtyre zgjedhjeve serbe “nuk është në frymën e dialogut” teksa i është referuar praktikave të mëhershne – të ndaluara nga Kurti – që zgjedhjet serbe të mbahen përmes OSBE-së.

BE rekomandon vazhdimin e praktikës së vendosur për lejimin e serbëve të Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe më 17 dhjetor, me lehtësimin e OSBE-së. Ne presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet që do ta lejojnë këtë të ndodhë, në mirëbesim dhe frymë kompromisi”, ka thënë Stano për Tanjug.

BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Si e tillë, është thelbësore që votuesit serbë që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha mes tjerash Peter Stano.

Çka ka thënë Serbia?

Petar Petkoviq, i drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë dhe Metohi” i ka njoftuar serbët e Kosovës se “për shkak të kushteve të papranueshme nga (Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti” zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 17 dhjetore nuk do të mund të mbahen edhe në Kosovës.

Bazuar në kërkesën tuaj për të përcaktuar mundësinë e votimit për deputetë në Zgjedhjet Nacionale të Republikës së Serbisë të 17 dhjetorit 2023, që të mbahen në territorin e provincës autonome të Kosovës dhe Metohisë, ne ju informojmë juve që aktualisht nuk është e mundshme të zbatohet procedura zjedhore në Kosovë, në mënyrën siç do të ishte e pajtueshme me rregullimet ligjore, si dhe me shtetin dhe interesat kombëtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Petkoviq, siç e ka cituar “KoSSeV”.

Ndërsa për arsyen e mosmbajtjes, Petkovciq shkruan se “Albin Kurti ka kushtëzuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohin e pavarësisë së shpallur njënashëm të Kosovës nga Beogradi”.

Çka ka thënë Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letre me shkrim dërguar Davenport-it i thotë se në lidhje me këto zgjedhje serbe dhe mundësisë që ato të njëjtat të mbaheshin në territorin e Kosovës, është nevojkshme “një marrëveshje speciale” dhe se kjo kërkesë duhet të vjen drejtpërsëdrejti nga Serbia; dhe e cila në atë kërkesë “duhet të ketë në bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si një shtet i pavarur”.

Kurti qysh në fillim të letrës i drejtohet diplomatit të OSBE-së me fjalët “më lejoni t’ua ngrejë vëmendjen në kornizën e re ligjore” për të cilën thotë se është e ndërtuar mbi praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare; teksa vazhdon të tregojë për Marrëveshjen Bazike.

(…) në mënyrë që të bëhe te mundshme që qytetarët nga komuniteti serb me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet një marrëveshje e veçantë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Kurti.

Kërkesë për këtë marrëveshje (të veçantë) duhet të dërgojë Serbia si palë e interesuar. Dhe çfarëdo kërkese e tillë duhet ta ketë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtet i barabartë, në pajtim me Nenin 2 të Marrëveshjes Bazike të arritur mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan mes tjerash kryeministri.

Përmes këtyre kushteve, Kurti thotë se “e inkurajoj Serbinë të negociojë një marrëveshje speciale të tillë”, e cila, sipas tij, do të kontribuonte në zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazike.

Dhe, e cila “do të kontribuonte në marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, mbi bazën e të drejtave të barabarta dhe respektim reciprok për të drejtat e votuesve jashtë vendit”.