Bayerni zyrtarizon ardhjen e Coutinhos (Video)

Philippe Coutinho u transferua në mënyrë surprizë te Bayerni, në një operacion të zhvilluar në heshtje, për të cilin fansat mësuan vetëm kur ishte sistemuar çdo detaj.

Braziliani mbërriti në fundjavë në Mynih dhe kaloi me sukses testet mjekësore për t’u vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit kroat Niko Kovaç, ndërsa sot janë zbuluar edhe disa nga detajet e këtij transferimi.

Kështu Coutinho i është bashkuar Bayernit për një huazim një vjeçar për shifrën e 8.5 milionë eurove, ndërsa bavarezët kanë ruajtur të drejtën e blerjes përfundimtare në fund të sezonit, kundrejt 120 milionë eurove.

loading…