Mediet gjermane tashmë janë të bindura.

Bayern Munich nuk do të aplikojë të drejtën e blerjes për James Rodriguez dhe pas 2 sezonesh në Bundesliga, mesfushori kolumbian do të kthehet në “Santiago Bernabeu”.

Në Madrid, James do të gjejë sërish francezin Zidane, atë që e largoi nga Real Madridi dhe lamtumira e tij nga “Los Blancos” këtë herë në mënyrë përfundimtare është thuajse e sigurt.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ri i yllit të “Los Cafeteros”.

Por për James ka shumë klube që e pëlqejnë. Në Itali janë Juventusi dhe Interi, në Angli Arsenali, Chelsea dhe Manchester United.