Bayerni vazhdon garën në DFB Pokal, eliminon Hoffenheimin

Bayerni ka shënuar fitore dramatike ndaj Hoffenheimit në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët shënuan fitore prej 4 me 3 në 1/8 e finales.

Mysafirët e nisën më mirë duke kaluar në epërsi në minutën e tetë pas autogolit nga Boateng.

Por, autogoli nga Hubner në minutën e 13 barazoi shifrat.

E më pas Bayerni shënoi 3 gola radhazi. Muller shënoi në minutën e 20.

Derisa dy golat e tjerë për vendasit i shënoi sulmuesi polak Robert Lewandowski.

E në vazhdim mysafirët e rrezikuan Bayernin duke i shënuar dy gola përmes Dabburit, por që ishin të pamjaftueshme.