Bayerni tregon fytyrën e kampionit, përmbys Dortmundin

Nga 0:2 në 4:2. Kjo është përmbysja e madhe që bëri sonte kampioni i Evropës dhe Botës, Bayern Munich ndaj Borussia Dortmundit në derbin më të madh gjerman.

Fillimisht Haaland shënoi dy gola për nëntë minuta për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve.

Por, Lewandowski iu përgjigj me të njëjtën monedhë dhe barazoi rezultatin në 2:2, çka ishte edhe epilogu i pjesës së parë.

Në të dytën gjithçka shkoi qetë deri pak para fundit të ndeshjes. Goretzka realizoi për epërsinë e parë të vendasve në minutën e 88-të, kurse Lewandowski kompletoi het-trikun dhe vulosi fitoren e bavarezëve.

Me këtë triumf, Bayern Munich e mban vendin e parë me 55 pikë, dy më shumë se Leipzig.

Në anën tjetër, Dortmund mbetet i gjashti me 39 pikë të grumbulluara dhe po e rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.