Talentët holandezë

Bayerni synon të zëvendësojë Riberyn dhe Robbenin me dyshen e Ajaxit

Nuk është më një mister që sezonin e ardhshëm Bayerni do t’i nënshtrohet një revolucioni sa i përket kontigjentit të lojtarëve.

Futbollistë si Robben e Ribery do të largohen në fund të sezonit dhe të tjerë mund të shiten gjatë merkatos së verës, duke nisur kështu një cikël i ri te bavarezët, të cilët do të bazohen te talentet e reja, ku disa prej tyre mund të vijnë nga Holanda.

Van de Beek dhe de Jong të Ajaxit janë dy objektivat kryesore për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.