Bundesliga
Bayerni shkohet në “Allianz Arena” nga Monchengladbachu
Bayern Munichu ka pësuar humbje prej 3-0 nga Borussia Monchengladbachu në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve në Allianz Arena.
Mjaftuan 10 minuta lojë që të zhbllokohet rezultati me golin e shënuar nga Alassane Plea.
Mysafirët shumë shpejt e dyfishuan epërsinë, ndërsa golashënues ishte Lars Stindl (16’).
Në gjysmën e dytë të takimit, bavarezët nuk arritën të bënin asgjë për të ndikuar në rezultat.
Për më shumë, ata pranuan edhe një gol me anë të Patrick Herrmann (88′)