Bayerni ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Crvena Zvezda.

Bavarezët shënuan fitore prej 6 me 0.

Robert Lewandowski ka qenë i pandalshëm në këtë përballje duke shënuar katër gola.

Kurse nga një gol e shënuan Goretzka e Tolisso.

Bayerni me këtë fitore arrin në kuotën e 15 pikëve në krye të Grupit B. Kurse klubi serb mban vendin e tretë me vetëm tre pikë.