Bayerni blindon një nga lojtarët që ka spikatur më shumë në këtë sezon.
Bavarezët i kanë rinovuar zyrtarisht kontratën deri në vitin 2023, sulmuesit të krahut Serge Gnabry.
Në këtë mënyrë Bayerni u ka mbyllur dyert të gjitha klubeve që kishin shfaqur interes për 23-vjeçarin.
“Serge është një i ri me të ardhme të madhe dhe një nga lojtarët kyç të Bayern,” shprehet drejtori sportiv Hasan Salihamidzic. “Jemi të bindur se ai do të na kënaqë në vitet e ardhshme.”
Gnabry u transferua te Bayerni në verën e vitit 2017 dhe u huazua te Hoffenheim për një sezon.
Ai u rikthye te Bayerni verën e kaluar dhe ka kryer 29 paraqitje këtë sezon. Gnabry ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.







