Bayerni ka fluturuar sot drejt Anglisë pa dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.
Bëhet fjalë për Jerome Boateng dhe Franck Ribery. I pari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Niko Kovac në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, kundër Liverpoolit, të martën në mbrëmje.
I dyti do të udhëtojë veçmas të hënën, më vonë, për në Liverpool. Ribery sapo është bërë sërish baba, me një fëmijë të sapolindur. Nga ana e tij, Boateng mësohet se ka probleme gastrointestinale.
Kingsley Coman është përfshirë në skuadër, pavarësisht largimit nga fusha në fund të fitores së të premtes ndaj Augsburg. Anësori francez pësoi një goditje në kyçin e këmbës dhe u stërvit lehtë të dielën.







