Bayerni pas Dembeles

Klubi gjerman, Bayern Munich i ka hapur sytë për sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Bayerni do të bëjë një ofertë për lojtarin, nëse dështon transferimi i Leroy Sanes nga City.

Fituesit e Bundesligës, janë të lidhur me sulmuesin e Cityt, Leroy Sane dhe nëse ky transferim dështon, atëherë gjiganti i Gjermanisë do t’i vihet pas francezit.

Dembele ka eksperiencë në Gjermani gjatë kohës kur ka luajtur për Dortmundin në sezonin 2016/17.