Bayerni nuk përmbahet ofron 40 milionë euro për adoleshentin francez

Mathys Tel do të jetë goditja e radhës e Bayern Munich në merkato. 

Kampionët e Gjermanisë kanë arritur në parim akordin për blerjen e sulmuesit të talentuar francez. 17-vjeçari është një prodhim i Rennes, ndërkohë që verën e kaluar u bë pjesë e ekipit të parë, duke debutuar në Conference League.

Drejtuesit gjermanë do të paguajnë rreth 40 milionë euro përfshirë bonuset për kartonin e adoleshentit francez. Palët po diskutojnë detajet e fundit dhe zyrtarizimi i transferimit të Tel në Bundesliga është vetëm çështje kohe.

Biznes fantastik për klubin francez, që verën e kaluar shiti Eduardo Camavinga te Reali i Madridit për 31 milionë euro, operacion që mund të shkojë deri në 45 milionë euro me bonuse.

Ndërkohë, Bayerni vazhdon të jetë aktiv në merkato. Përveç Sadio Mane dhe Mtthijs De Ligt, bavarezët kanë firmosur edhe dy lojtarë të talentuar si Noussair Mazraoui dhe Ryan Gravenberch. /Demokracia.com