Bundesliga

Bayerni nuk bën blof, mposht Mainzin dhe ruan vendin e tretë

Bayerni kthehet me prepotencë pas pauzës së kampionatit, teksa fitoi 1-3 në fushën e Mainzit. Bavarezët ruajnë vendin e tretë në kuotën e 20 pikëve, dy më pak se Dortmundi kryesues

Bayerni i Mynihut e zgjidh shumë shpejt ndeshjen me Mainzin në transfertë. Skuadra bavareze realizoi dy gola brenda thuajse çerek ore lojë me golat e Coman dhe Harry Kane.

Të parin, që zhbllokoi takimin, sulmuesi francez e realizoi në minutën e 11-të, duke përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme një kundërsulm të shpejtë.

Vetëm pesë minuta më vonë, në zhvillimet e një goditjeje të lirë, vjen dhe goli i anglezi, që nuk e pati të vështirë ta shtynte topin në rrjetë nga një distancë e afërt, 2-0.

Bayerni kapet në befasi në minutën e 43-të, me Caci që tregohet i saktë me goditjen brenda zonës.

Shpresat e Mainzit për rezultat pozitiv zbehen nga goli i Goretzkas i shënuar në minutën e 59-të.