Bayerni ndalet me barazim nga Gladbahi në ndeshjen hapëse të Bundesligës

Bayerni i Mynihut nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të futbollit në Bundesligë

Gjiganti bavarez është ndalur me një barazim 1-1 nga Borussia MunchenGladbah.

Vendasit madje kaluan të parët në epërsi në minutën e 10’ të ndeshjes, por shifrat për Bayernin brenda pjesës së parë i barazoi Robert Lewandowski.

Në pjesën e dytë Bayerni e kërkoi më shumë fitoren, por nuk e gjeti golin që do t’ia siguronte tre pikët e para në kampionat.