Bayerni mposht Olympiacosin në ndeshjen e parë pas largimit të Kovaçit

Në ndeshjen e parë pas largimit të trajnerit Niko Kovaç, Bayern Munichu ka fituar 2 me 0 ndaj Olympiacosit në xhiron e katërt të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Robert Lewandowski, ndërsa në fund shënoi Ivan Perishiq.

Grupit i prin Bayerni me 12 pikë të tubuara. Tottenhami ka katër, Cërvena Zvezda ka tri e Olympiacosi është në fund me vetëm një pikë.

loading…