Bayerni mposht lehtësisht Frankfurtin në udhëtim

Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse prej 0-3 ndaj Frankfurtit në udhëtim.

Heroi i ndeshjes së kaluar ndaj Leipzigut, Franck Ribery shkëlqeu edhe në takimin e sotëm duke shënuar dy gola

Të parin e shënoi në minutën e 35 pas asistimit nga Robert Lewandowski, kurse të dytin në minutën e 79 nga asistimi i Kimmichit.

Golin e fundit e shënoi Rafinha dhjetë minuta më vonë pas asistimit nga Mulleri, i cili në minutën e 90 i lëshoi vendin mesfushorit të talentuar shqiptar Meritan Shabani.

Në vendin e dytë Bayerni ka 36 pikë, kurse Frankfurti në vendin e pestë ka 27 pikë.