Bayerni me reagim zyrtar për Superligën Evropiane

Pas shumë polemikave të krijuara rreth themelimit të Superligës, ka reaguar edhe skuadra e Bundesligës, Bayern Munichu.

Duke komentuar planet për të prezantuar një Super League të Evropës, kreu i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge insistoi se ekipi i tij nuk do të jetë pjesë e kësaj lige te re.

“FC Bayern nuk është përfshirë në planet për krijimin e një SuperLige. Ne jemi të bindur se struktura aktuale në futboll garanton një themel të besueshëm dhe FC Bayern mirëpret reformat e Ligës së Kampionëve pasi besojmë se ato janë hapi i duhur për të ndërmarrë zhvillimin e futbollit evropian. Faza e modifikuar e grupeve do të kontribuojë në një rritje të garës”, ka thënë Rummenigge. “Unë nuk besoj se Superliga do të zgjidhë problemet financiare të klubeve evropiane që kanë lindur si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Përkundrazi, të gjitha klubet në Evropë duhet të punojnë në solidaritet për të siguruar që struktura e kostos, veçanërisht pagat e lojtarëve dhe tarifat e agjentëve të jenë në përputhje me të ardhurat, për ta bërë më racional të gjithë futbollin evropian”.