Bayerni me fitore të lehtë ndaj Dusseldorfit, nuk shënon Lewandowski

Bayerni ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Dusseldorfit, në një ndeshje ku nuk ka arritur të shënoj sulmuesi në top formë, Robert Lewandowski.

Sulmuesi ka shënuar në secilën ndeshje në 11 ndeshjet e para të Bundesligës, për ta ndalur serinë në xhiron e 12-të, transmeton Koha.net.

Dilemën e fituesit bavarezët e zgjidhën në pjesën e parë duke shënuar tre gola.

Pavard, Tolisso e Gnabry shënuan në pjesën e parë të takimit, derisa në pjesën e dytë shënoi Philippe Coutinho, pas asistimit nga Lewandowski.

Me këtë fitore Bayerni arrin në kuotën e 24 pikëve dhe mban vendin e dytë, derisa Dusseldorfi në vendin e 14 ka 11 pikë.