Bayerni kërkon të jetë nikoqirë i finales së Champions Leagues në vitin 2021

“Allianz Arena” dhe “Krestovsky Stadium” janë dy kandidatët për të pritur finalen e sezonit 2020-2021 të Champions Leagues, ka njoftuar sot UEFA.

Për herë të fundit Bayerni ishte nikoqirë i finales së Champions League në vitin 2012, teksa u mposht nga Chelsea me penallti.

“Mund të konfirmoj se së bashku me qytetin e Mynihut kemi aplikuar zyrtarisht për të pritur në “Allianz Arena” finalen e Champions Leagues së vitit 2021. Pavarësisht zhgënjimit për humbjen ndaj Chelseat, ne dëshirojmë të kthehemi të luajmë sërish një finale në shtëpi. Do të ishim shumë falenderues ndaj UEFA-s nëse do të na përzgjedhte neve”, tha Karl Heinz Rummengigge.

Ndërkohë Sevilla, Viena dhe Tbilisi janë në garë për të siguruar mbajtjen e finales së Europa Leagues në qytetet e tyre për sezonin 2020-2021, ndërsa Belfasti, Kharkivi, Minsku dhe Helsinki synojnë Super Kupën e Europës.