Chelsea është duke u përballur me interesimin e madh të Bayernit për talentin anglez, Callum Hudson-Odoi, me drejtorin sportiv të bavarezëve, Hasan Salihamdzic që e ka konfirmuar interesimin për 18 vjeçarin.

Odoi ka startuar në dy ndeshjet e fundit të Chelseat, por raportohet se sulmuesi anësor pritet të largohet nga “Stamford Bridge”, teksa ka refuzuar të rinovojë kontratën me “Blutë e Londrës”.

“Ai është një lojtar interesant të cilin absolutisht dëshirojmë ta transferojmë. Odoi i ka kualitetet që përshtaten me lojën tonë. Është i fortë, driblues i mirë, i shpejtë dhe është çdo herë rrezik për kundërshtarin”, theksoi Salihamdzic.

Dy veterantët e Bayernit, Franck Ribery dhe Arjen Robben janë në vitin e fundit të tyre te Bayerni, ndërsa Odoi do të ishte një prej zëvendësuesve të dyshes me eksperiencë.

Hudson-Odoi ka një klauzolë prej 35 milionë eurove të cilën bavarezët janë të gatshëm ta paguajnë, me 18 vjeçarin që do të ishte talenti i rradhës anglez që i bashkohet Bundesligës, pas Jadon Sanchos te Dortmundi dhe Reiss Nelson te Hoffenheimi.