Bayerni i shton konkurrencën Neuerit, transferon portierin e Schalkes

Bayerni zyrtarisht ka bërë edhe blerjen e parë këtë afat kalimtar.

Është portieri Alexander Nubel që ka arritur marrëveshje me kampionët e Bundesligës.

Në njoftimin e Bayern Munich thuhet se 23 vjeçari do t’iu bashkohet nga sezoni 2020/2021.

Portieri edhe këtë sezon do ta kalojë te Schalke, dhe në ‘Allianz Arena’ do të kalojë si lojtar i lirë.

Nubel është paraqitur 33 herë për Schalken.