Pavarësisht se pothuajse është rrëzuar nga Bundesliga, Nurnbergu e ka ndalur Bayernin në barazim 1-1, ndërsa ishte edhe afër fitores por Leibold dështoi nga penalltia në minutën e 91-të.
Nuk ka pasur fitues në derbin bavarez, teksa Bayerni ka dështuar të shfrytëzojë humbjen e djeshme të Dortmundit ndaj Schalkes, sidoqoftë gjatë kësaj xhiroje ka fituar një pikë ndaj skuadrës verdhë e zi.
Matheues Pereira kaloi në avantazh Nurnebergun në minutën e 52-të pas një aksioni të gjatë të vendasve.
Në vazhdim të sfidës, Bayerni kërkoi barazimin të cilin e gjeti me të inkuadruarin në lojë në fillim të pjesës së dytë, Serge Gnabry.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë ishin me fat në minutat e fundit gjera Tim Leibold qëlloi shtyllën nga 11 metra.
Bayerni kryeson klasifikimin pas 31 xhirove të zhvilluara me 71 pikë, 2 më shumë se Dortmundi, ndërsa Nurnbergu rradhitet në vendin e 17-të me 19 pikë.







